Seancë gjyqësore në rastin e padisë për diskriminim të ngritur nga qytetari me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës. (Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, ora ) Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora ) Organizata joqeveritare Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) organizon konferencën me temën: “Gjyqësori në Veri të Kosovës: Sfidat, Përfaqësimi Institucional dhe Perspektivat e Rikthimit”.
Marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurorive, avokatisë, organizatave ndërkombëtare. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora ) UBT organizon forumin akademik “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA”, në kuadër të 250 vjetorit të Amerikës. (Kolegji UBT, Lipjan, ora ) OVL- UÇK mban konferencë për media. (Zyrat e OVL- UÇK-së, Prishtinë, ora )
