Lojtarët e përfaqësueses gjermane janë prej dy javësh në Karolinën e Veriut në SHBA ku janë të grumbulluar për pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Ndonëse kanë qenë të mbyllur në hotel dhe zonën përreth tij, lojtarët kanë gjetur mënyra për t’u argëtuar në kohën e lirë dhe një nga aktivitetet është të luajnë kukafshehthi.
Këtë e kanë treguar vetë Havertz dhe Voltemade në një intervistë në YouTube, duke zbuluar se luajnë shpesh lojën e fëmijëve me të tjerët, duke aplikuar rregulla të veçanta. “Luajtëm kukafshehthi, ishim rreth 12 vetë. Po luanim me letra po pastaj thamë mjaft më. U kthyem në kamp dhe filluam të fshiheshim.
Dy njerëz kërkonin, duhej të mbanin 2 minuta sytë e mbyllur e pastaj kishin 7 minuta kohë për të kërkuar. Çdo gjë e bëmë në ambientet e jashtme të hotelit”, tha Voltemade. “Nik ishte në një moment i fshehur pas një stive karrigesh. Ai ishte pas tyre, por i dukej koka sipër”, tregoi duke qeshur Havertz. “Jemi si fëmijët, sikur të ishim 14 vjeçarë”. “Po, si në udhëtimet me shkollën.
Kur nuk dëshirojë të shkoje për të fjetur dhe objektivi ishte vetëm të rrije zgjuar”, shtoi duke qeshur Voltemade.
