Unai Simon me rekord të veçantë

0%

Shpërndaje në: Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka periudhën më të gjatë pa pësuar gol në histori të Kupës së Botës. Ai theu një rekord 36-vjeçar, ndërsa Spanja mposhti 3:0 Austrinë të enjten mbrëma për të bërë vend në 1/8 e finales. Ishte ndeshja e katërt pa gol të pësuar për Spanjën dhe Simonin në këtë Botëror. Simon nuk ka pranuar gol në 519 minuta në dy Kupa të Botës rresht.

Ai theu rekordin e vendosur në vitin 1990 nga portieri i njohur italian, Walter Zenga, që kishte 517 minuta pa gol të pësuar. Simon nuk është portieri më i famshëm në Botëror. Madje nuk është as më i famshmi te Spanja. Por paraqitjet e tij kanë bërë që tani të jetë rekordmen. Në fakt Simon i ka bërë vetëm katër pritje deri më tani. Ndaj Austrisë nuk kishte nevojë të bënte asnjë.

Të gjitha pesë tentimet e austriakëve ishin të pasakta. “Jam krenar për të”, ka thënë selektori i Spanjës, Luis de la Fuente. “Ndiej se ai është anëtar i familjes sime. Jam shumë i lumtur për të”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Simon është zgjedhja e parë për portën e Spanjës në gjysmën e dekadës së fundit, ndonëse përballet me konkurrencë nga David Raya dhe Joan Garcia, që janë kampionë në dy prej ligave më të mëdha evropiane. 29-vjeçari Simon e ka kaluar thuajse gjithë karrierën tek Athletic Bilbao. Tashmë i ka 62 paraqitje për Spanjën.

Burimi: Koha