Shpërndaje në: Fituesi i pesë titujve të kampionit në Premier League, Riyad Mahrez, i ka dhënë fund karrierës ndërkombëtare. Mahrezi është ylli i madh i Algjerisë, ndërsa ka vendosur të pensionohet nga përfaqësuesja pas humbjes 2:0 nga Zvicra në 1/16 e finales. “Kishte kohë të mira dhe kohë të vështira po ashtu. Është pjesë e karrierës”, ka thënë Mahrez.
“Por ta përfaqësoj Algjerinë ishte ëndërr e imja që kur isha i ri. Ishte nder i jashtëzakonshëm dhe burim i krenarisë. Është koha për gjeneratën e re”. Ai ka përshëndetur tifozët pas ndeshjes. 35-vjeçari pensionohet me 119 ndeshje dhe 40 gola për Algjerinë. Për të dy këto statistika është i dyti. Ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Afrikës në vitin 2019.
Mahrez, që luan sulmues krahu, ka fituar titullin e Anglisë me Leicester Cityn dhe katër të tjerë me Manchester Cityn. Me skuadrën nga Manchesteri e ka fituar edhe Championsin. Aktualisht luan për Al-Ahlin në Arabi Saudite.
