Një biletë për ndeshjen Mekiskë – Angli shkon deri në 30 mijë dollarë

0%

Çmimet e biletave për ndeshjen Meksikë – Angli kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme në platformën zyrtare të rishitjes së FIFA-s. Sipas BBC, fillimisht u listuan 63 bileta për rishitje, ndërsa deri të premten në mëngjes numri i tyre u rrit në 76. Çmimet kanë arritur nivele marramendëse, me biletën më të shtrenjtë që kushton plot 34.500 dollarë.

Në kategorinë Supporter Premier, biletat shiten kryesisht nga 6.000 deri në 9.000 dollarë, me maksimumin prej 17.250 dollarësh. Në kategorinë Supporter Standard, shumica kushtojnë nga 6.000 deri në 8.000 dollarë, ndërsa bileta më e shtrenjtë arrin në 34.500 dollarë.

Ndërkohë, në kategorinë Supporter Value, çmimet variojnë nga 4.000 deri në 6.000 dollarë, me një biletë të listuar për 23.000 dollarë. Edhe biletat në sektorët e tjera të stadiumit Azteca po rishiten me çmime të ngjashme, duke reflektuar interesimin e madh të tifozëve për këtë përballje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë do të zhvillohet të hënën nga ora sipas kohës në Kosovës dhe konsiderohet si një nga duelët më tërheqës të Botërorit.

Burimi: Bota Sot