U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë

0%

Gruaja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua gjatë protestës së të enjtes përpara Kuvendit, deklaroi se bashkëshorti i saj është arrestuar pa të drejtë për shkak se ai kishte dalë për të protestuar për fëmijën e tyre të sëmurë.

Në një komunikim për News24, gruaja e Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm masiv kundër qeverisë, ku merr pjesë edhe diaspora, deklaroi se i është dashur të lërë punën për t’u kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj u vu në pranga nga policia. “Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë.

Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë. Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët.”, deklaroi ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një falënderim pati edhe për të gjithë shqiptarët që dhuruan para përmes fushatës së GoFundMe që u hap, ku u mblodhën mbi 150 mijë euro për djalin e sëmurë, i cili është person me status invaliditeti. “I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijën tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe për mua si nënë.

I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë”, tha ajo.

Burimi: Bota Sot