Disa po shkojnë në pushime, disa po vijnë në atdhe/ Kjo është gjendja

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, sipas të cilave situata paraqitet e qetë, pa kolona dhe me pritje minimale. Sipas përditësimit të bërë në orën , në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta. Ndërkohë, për automjetet e rënda (kamionët), pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje.

Sipas të dhënave zyrtare, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh në asnjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot