Bajrami: Shifrat e BQK-së nuk mund të maskohen – ekonomia po mbahet

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2025 konfirmon shqetësimet lidhur me rritjen e çmimeve, ngadalësimin e ekonomisë dhe varësinë në rritje nga importi.

Sipas saj, raporti tregon se ekonomia e Kosovës është rritur me 3.6 për qind gjatë vitit të kaluar ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9 për qind, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe energjisë.

Ajo duke kritikuar Qeverinë në detyrë tha se edhe projeksionet e BQK-së për vitin 2026 janë shqetësuese, pasi parashikohet që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.5 për qind, ndërsa inflacioni të rritet në 6.7 për qind. Në vitin 2025, importi i mallrave ka arritur rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksporti vetëm rreth 869 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo do të thotë se Kosova ka importuar rreth tetë herë më shumë sesa ka eksportuar”, u shpreh Bajrami përmes një postimi në Facebook. Sipas saj deficiti tregtar ka arritur në rreth 6.1 miliardë euro, me rritje prej 12.5 për qind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa eksportet kanë shënuar një rënie të lehtë prej 0.2 për qind, në kohën kur importet janë rritur për 10.6 për qind.

Pavarësisht gjuhës tejet të kujdesshme të raportit dhe interpretimeve të moderuara këto janë shifra që nuk ka mundësi me u masku. Kjo është pasqyra më e qartë e një ekonomie që po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat – ekonomi që vuan nga inflacion i lartë, rritja ekonomike e pamjaftueshme, deficit tregtar në rritje, importi rekord dhe eksporti në rënie.”, shtoi Bajrami.

Sipas BQK-së çmimi i energjisë elektrike është rritur për 11.5%, e kur rritet energjia, rritet kostoja për bizneset, rritet çmimi i produkteve dhe në fund krejt këto i paguan qytetari dhe kjo është kosto shumë e lartë se 100 Eurot që shpërndan Qeveria në kohë të zgjedhjeve”, shtoi Bajrami.

Kosovës i duhet politikë ekonomike që e kthen vëmendjen te prodhimi vendor, te eksporti, te ulja e kostos së energjisë për bizneset dhe te krijimi i vendeve të punës, sepse një ekonomi që importon 7 miliardë euro dhe eksporton më pak se 1 miliard euro, nuk është ekonomi e qëndrueshme – është ekonomi e varur”, shtoi deputetja e zgjedhur e LDK-së.

Burimi: Bota Sot