Trumpi kërkon sërish kontrollin e Grenlandës, Turqisë ia heq

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur të martën kërkesën që ishulli i Grenlandës të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo nga Danimarka. Gjatë qëndrimit në Ankara, ku liderët e NATO-s janë mbledhur për samitin në Turqi, Trump ka bërë të ditur gjithashtu se SHBA-ja do të heqë sanksionet ndaj Turqisë.

Në takimin me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Trump ka deklaruar se SHBA-ja duhet ta blejë ose ta kontrollojë ishullin gjysmëautonom, i cili aktualisht është territor danez. Kjo çështje ka shkaktuar tensione mes Washingtonit dhe Kopenhagës, të dyja vende anëtare të NATO-s. “Duhet të kontrollohet nga SHBA-ja, jo nga Danimarka”, u ka thënë ai gazetarëve gjatë takimit me Erdoganin.

Trump ka thënë se kjo çështje ka ndikuar në raportet me aleancën ushtarake. Po ashtu, presidenti amerikan ka njoftuar se SHBA-ja do t’ia heqë sanksionet Turqisë, të cilat ishin vendosur pasi Ankaraja kishte blerë raketa ruse. Këto masa kishin ndaluar edhe shitjen e aeroplanëve luftarakë për Turqinë. “Do të heqim sanksionet”, u tha Trump gazetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka bërë të ditur se sekretari i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit po merren me këtë çështje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com