Trump për Iranin: SHBA-ja do të arrijë qëllimin, me marrëveshje ose

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni do të arrijë një rezultat në raport me Iranin, duke lënë të hapura si mundësinë e një marrëveshjeje ashtu edhe alternativa të tjera. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se SHBA-ja do të “fitojë në një mënyrë ose në një tjetër”, ndërsa theksoi se preferon një zgjidhje diplomatike.

“Ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se sipas tij arritja e qëllimit nuk do të jetë e vështirë. Presidenti amerikan tha se do të preferonte një marrëveshje me Teheranin, në vend të veprimeve që mund të ndikojnë miliona njerëz.

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur vazhdojnë diskutimet dhe tensionet lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com