Spanja godet Portugalinë në fund të lojës

0%

Kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Spanja goditi në momentin vendimtar. Në minutën e parë të kohës shtesë, Mikel Merino shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asistim të Ferran Torres dhe me një goditje të saktë mposhti portierin portugez për rezultatin 1-0. Goli në çastet e fundit e ka vendosur Portugalinë me shpinë pas muri.

Ndërsa Spanja është vetëm pak minuta larg sigurimit të një bilete për në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot