Trump në samitin e NATO-s ringjall thirrjen për marrjen e Grenlandës

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ringjallur përpjekjen e tij që SHBA-ja ta blejë Grenlandën, duke kërcënuar të tërheqë të gjitha forcat e armatosura amerikane nga Europa, pasi kontinenti po e kundërshton vazhdimisht, ka raportuar gazeta britanike, “The Guardian” .

Me të mbërritur të martën () në samitin e NATO-s në Ankara, presidenti amerikan ka sugjeruar njashtu se zotimi i tij për ta mbrojtur Europën është zbutur nga vendimet politike të liderëve mbi imigracionin dhe energjinë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe aleatët europianë kanë qenë të vendosur të shmangin një tjetër përplasje publike me Trumpin mbi shpenzimet e mbrojtjes pas një viti të zorshëm për NATO-n, ku lufta e Iranit spikati edhe njëherë çarjet në aleancë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbretëria e Bashkuar tashmë u është kundërpërgjigjur kritikave amerikane se disa aleatë po “ngelin prapa” në financim, derisa presidenti Trump pritet t’i qortojë vendet, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, se nuk kanë bërë mjaftueshëm përparim për përmbushjen e objektivit të shpenzimeve prej 3.5% të PBB-së deri më 2035.

Ndërsa Trump mbërriti në Turqi, ai sugjeroi që vendimi i Starmerit për të mos u përfshirë në luftën kundër Iranit kishte kontribuar për rënien e tij, ndërsa qëndrimi i kryeministrit në fakt ishte mbështetur nga publiku britanik. “Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n. Nuk na trajtuan mirë sepse bëmë diçka në Iran.

Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt, por para se t’i pyesja, thanë se nuk do të ishin atje”, u tha presidenti amerikan gazetarëve. “Në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri, mendoj se nuk është më atje, ndoshta për shkak të kësaj, ishte një gjë shumë jopopullore që bëri. Ai tha: ‘Jo, do të ndihmojmë pasi të mbarojë lufta’. Unë thashë: ‘Nuk kemi nevojë për atë lloj ndihme’”.

Duke ringjallur një debat të mëparshëm, Trump sugjeroi gjithashtu se mosmarrëveshja lidhur me pronësinë e Grenlandës – e cila është pjesë e Danimarkës, anëtare tjetër e NATO-s – kishte “dëmtuar” marrëdhënien e tij me aleancën ushtarake.

“Danimarka nuk shpenzon para për ta ndihmuar vërtet Grenlandën, por është një pjesë e rëndësishme për SHBA-në dhe është e rrethuar nga anije kineze dhe anije ruse… (Ajo) duhet të kontrollohet nga SHBA-ja, jo nga Danimarka. Dhe ata nuk do të pajtoheshin me të, dhe me gjithë paratë që shpenzojmë për t’i ndihmuar me Rusinë”, ka thënë ai. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo