Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se mund të jetë objektivi kryesor i Iranit, duke thënë se mund të përfundojë si udhëheqësit iranianë që, sipas tij, janë eliminuar.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse konflikti me Iranin përbën një rrugë pa dalje strategjike, Trump e cilësoi operacionin amerikan si një “sukses të jashtëzakonshëm” dhe përsëriti se programi bërthamor iranian është goditur rëndë, shkruan skynews . “Irani kishte udhëheqës. Ata janë zhdukur. Pastaj patën një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata janë zhdukur. Tani kanë një grup tjetër.
Edhe ata mund të zhduken, kush e di? Dhe e dini çfarë? Mund të zhdukem edhe unë, sepse jam objektivi i tyre numër një. Ata janë njerëz të poshtër. Kështu kanë vepruar për 47 vjet. Por unë po bëj atë që është e drejtë për vendin tim”, tha lideri amerikan. Ai shtoi se beson se veprimet e tij janë të drejta jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për botën.
Trump shtoi se SHBA-ja po i përgjigjet Iranit me të njëjtën qasje që përdor Teherani. “Ne përdorim gjuhën e tyre. Ne flasim gjuhën e tyre”, tha ai, duke theksuar një qasje të ashpër ndaj regjimit iranian. Ai gjithashtu këmbënguli se Shtetet e Bashkuara “nuk po kërkojnë një angazhim afatgjatë” në konflikt.
Në një pyetje pasuese lidhur me çmimet e naftës dhe nëse Lindja e Mesme po i afrohet një konflikti të ri në shkallë të gjerë, Trump e orientoi përgjigjen te vija e kuqe e Uashingtonit ndaj Teheranit “Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore”.
