Kurti: Kosova përfiton mbi 206 milionë euro nga fondet e BE-së

0%

Kosova pritet të përfitojë 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian përmes programeve IPA 2026, IPA 2027 dhe granteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se Komiteti i IPA-s i Bashkimit Europian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Sipas Kurtit, pas miratimit nga Komisioni Europian dhe përfundimit të procedurave të nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi i Kosovës, projektet do të hyjnë në fazën e zbatimit.

Fondet do të orientohen në disa fusha prioritare, përfshirë mjedisin dhe klimën, për të cilat janë ndarë 44 milionë euro, energjinë me 34.5 milionë euro, menaxhimin e kufijve dhe migrimin me 30.5 milionë euro, si dhe konkurrueshmërinë, arsimin dhe punësimin me 31.8 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, 24.7 milionë euro janë paraparë për qeverisjen e mirë dhe përafrimin me Bashkimin Europian, ndërsa 15 milionë euro për fushën e sundimit të ligjit.

Kurti ka bërë të ditur se rreth gjysma e këtyre mjeteve do të përdoren për investime infrastrukturore, ndërsa shumica e projekteve do të realizohen në bashkëpunim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe përmes bashkëfinancimit nga institucionet e Kosovës. Përveç fondeve nga programet IPA, janë miratuar edhe tri grante nga WBIF, në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

Këto grante përfshijnë asistencë teknike për përgatitjen e investimit në Hidrosistemin Ibër-Lepenc, asistencë teknike për segmentin e autostradës Qafë e Duhlës–Banullë, si dhe një grant investues prej 24.3 milionë euro për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit”- ka shkruar Kurti, të mërkurën, më .

Burimi: Kallxo