Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

0%

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi të dyja palët në ditët e fundit zbutën tensionet që kërcënonin të ndalonin plotësisht përpjekjet për paqe. “IRANI KA KËRKUAR NJË TAKIM. AI DO TË MBAHET NESËR NË DOHA”, shkroi Trump në Truth Social. Ende nuk ka mbërritur asnjë konfirmim zyrtar nga Teherani.

Për më tepër, vetëm disa orë para njoftimit të Trumpit, një zyrtar i lartë iranian pretendoi se nuk ishin planifikuar bisedime teknike. Megjithatë, një burim i njohur me negociatat konfirmoi për NBC News se ekipet teknike që punojnë për të zbatuar marrëveshjen fillestare midis dy palëve janë planifikuar të takohen në Doha.

Ai shtoi se kanalet e komunikimit të krijuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm janë ende funksionale dhe se bisedimet teknike do të vazhdojnë. Bisedimet vijnë pas një sërë sulmesh të ndërsjella gjatë fundjavës që dëmtuan seriozisht përpjekjet për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi