Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

0%

Xhudisti Jon Kuka është vetëm një luftë larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U18 që po mbahet në Spanjë. Kuka në gjysmëfinalen e repesazhit e mposhti serbin Petar Markovic, ku e la të shtrirë me një Ippon të bukur. Federata e Xhudos e ka publikuar videon, ku Kuka e rrëzon serbin. Ndërkohë, në finalen e repesazhit – ai do të përballet me sllovakun Daniel Palko./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi