Policia për aksidentin në autostradën Durrës–Tiranë: Viktimë mbeti

0%

Policia e Shtetit ka përditësuar informacionin lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur rreth orës në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, duke saktësuar se bilanci i ngjarjes është një viktimë dhe 12 të plagosur. Sipas njoftimit zyrtar, ndryshe nga informacionet paraprake, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën vetëm drejtuesi i autobusit, shtetasi R.

H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Po ashtu, policia bën të ditur se janë dëmtuar 12 pasagjerë dhe jo 15, siç ishte raportuar fillimisht. Nga të plagosurit, shtatë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia sqaron se konfuzioni në raportimet e para është krijuar për shkak të situatës së rënduar në vendngjarje dhe transportimit të të lënduarve në dy institucione të ndryshme shëndetësore, në spitalin shtetëror dhe në një spital privat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve, një fëmijë që kishte mbërritur në spitalin privat pa shenja jete është raportuar fillimisht si viktimë, por falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor dhe procedurave të reanimimit ai është rikthyer në jetë. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku po trajtohet në kujdes intensiv.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com