“Në shesh deri në rrëzimin e Ramës”/ Revolta e qytetarit: As në ’90

0%

Shqiptarët kanë dalë sërish në shesh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Një protestues bëri thirrje për bashkim dhe rezistencës deri në rrëzimin e Ramës. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje. “Sot u bënë 41 ditë, shoh një qëndrim shumë të poshtër të qeverisë Rama dhe bën sikur nuk e kupton përse protestohet. Kjo është protesta më e bukur në 82 vite.

As ’90 nuk ka qenë sa kjo. Sot kërkohet bashkim, organizim rezistencë deri në rrëzimin e saj qeverie, ka korruptuar të gjithë strukturat. Kemi ministrit e kryetar bashkish të korruptuar. S’mund të qëndrojmë indiferentë dhe do qëndrojmë bashkë me të rinjtë për të kundërshtuar vjedhjen e pronave.

Qeveria e Edi Rama duke zbatuar projektin kërkon që ta shkatërrojë Dibrën, që s’e bëri do as Enver Hoxh a”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot