Testimi

0%

Sot u zhvillua dita e katërt e FIVB Coaches Course – Level II Volleyball, kursit ndërkombëtar për trajnerë të organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës. Nën udhëheqjen e instruktorit të FIVB-së, Kristian Michailov, pjesëmarrësit vazhduan programin me aktivitete praktike, duke vënë në zbatim njohuritë dhe metodat e trajtuara gjatë ditëve të kaluara.

Në Palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) u zhvillua testimi praktik, ku trajnerët u vlerësuan për aftësitë e tyre në planifikimin dhe realizimin e njësive stërvitore, aplikimin e metodologjisë moderne të trajningut dhe menaxhimin e situatave konkrete në fushën e lojës.

Testimi praktik përbën një pjesë të rëndësishme të procesit të vlerësimit, duke u mundësuar pjesëmarrësve të dëshmojnë në praktikë njohuritë e fituara gjatë kursit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FIVB Coaches Course – Level II Volleyball do të përmbyllet më 11 korrik, me aktivitetet dhe ceremoninë përfundimtare, duke shënuar me sukses një tjetër program të rëndësishëm për zhvillimin profesional të trajnerëve të volejbollit. Ky projekt organizohet nga Federata e Volejbollit e Kosovës, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe programit Olympic Solidarity.

Burimi: Bota Sot