Media boshnjake befason për Granit Xhakën, nuk heshti: Vërtet doni

0%

Zvicra është e zemëruar pas eliminimit nga Argjentina në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Kartoni i dytë i verdhë për Breel Embolon, i dhënë pas ndërhyrjes së VAR-it për simulim, ka shkaktuar polemika të mëdha, ndërsa futbollistët zviceranë besojnë se janë dëmtuar nga gjykimi.

Argjentina siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 3:1 pas vazhdimeve, por ndeshja u shoqërua me diskutime të shumta rreth vendimeve të arbitrit portugez João Pinheiro. Në minutën e 72-të, Pinheiro përjashtoi Breel Embolon me kartonin e dytë të verdhë, pasi rishikoi pamjet me VAR dhe vlerësoi se sulmuesi zviceran kishte simuluar për të fituar faull.

“Granit Xhaka nuk heshti pas eliminimit: “Vërtet doni t’ju them? ”, është titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”. “Për zviceranët ky vendim ishte vendimtar dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse, sipas rregullave të reja, ndërhyrja konsiderohet e lejueshme, kapiteni Granit Xhaka nuk e fshehu zhgënjimin”, ka shkruar më tej, “Vërtet doni t’ju them çfarë ndodhi pas asaj që i ndodhi Egjiptit dhe Ishujve të Kepit të Gjelbër?”, deklaroi Xhaka.

Më pas ai vazhdoi: “Kam vite të tëra në futboll dhe kurrë në jetën time nuk kam parë që VAR-i të ndërhyjë për simulim vetëm për t’i dhënë një lojtari kartonin e dytë të verdhë. I njëjti VAR nuk ndërhyri gjatë ndeshjes kur futbollistët argjentinas bënin faulle ndaj nes h” “Sonte arbitri u kujdes që ata të kishin çdo avantazh të mundshëm.

Ne erdhëm të luanim futboll, jo të luftonim kundër gjyqtarëve.” Edhe Remo Freuler reagoi ashpër ndaj vendimit. “Është katastrofë. Nuk e kuptoj çfarë bëri arbitri në këtë rast. Nuk e kuptoj si VAR-i mund ta ndryshojë kaq lehtë një ndeshje. ” Ai shtoi se përjashtimi i Embolos ndryshoi plotësisht zhvillimin e takimit. “Nuk mund ta ndryshojmë rregullin, por ky vendim e vrau ndeshjen.

Mos e vrisni futbollin në këtë mënyrë. Me 11 kundër 11 i kishim nën kontroll.” Pas eliminimit, në opinionin sportiv zviceran mbizotëron bindja se kombëtarja u dënua dyfish: jo vetëm për shkak të kartonit të kuq të Embolos në momentin kur skuadra po dukej më e rrezikshme, por edhe sepse ekziston përshtypja se për kombëtaret e mëdha dhe ato më të vogla zbatohen standarde të ndryshme të gjykimit.

Burimi: Bota Sot