Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Obiliq. Viktimat dhe i lënduari janë të tre të nacionalitetit serb. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës .
“Sonte rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
