Tragjedi në Qipro: Dy fëmijë humbin jetën brenda një veture të mbyllur

0%

Dy fëmijë, të moshës tetë dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën në Qipro pasi dyshohet se u lanë të flinin në një veturë të mbyllur gjatë temperaturave të larta. Sipas mediave lokale, fëmijët u gjetën pa shenja jete brenda një automjeti të parkuar në bazën ushtarake britanike në Dhekelia.

Babai dhe njerka e tyre janë arrestuar nën dyshimin për neglizhencë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se temperaturat e larta dhe mungesa e ajrit kanë qenë fatale për fëmijët, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com