Tragjedi në Dragash: 68-vjeçari gjendet i vetëvarur, trupin e pajetë

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës fshatin Restelicë të Dragashit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është M. H. 68-vjeçar. Sipas informacioneve të para, rreth orës , Policia është njoftuar për një rast të dyshuar vetëvrasjeje në vendin e quajtur “ Gropat e Bazdes ”.

Trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga djali i tij, i cili ka tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, por pa sukses. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente policore, si dhe ekipi i QKMF-së në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Për momentin, motivet e këtij akti nuk dihen, ndërsa rrethanat e plota do të sqarohen pas veprimeve hetimore.

Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, kërkimi i ndihmës nga familjarët, miqtë ose profesionistët e shëndetit mendor mund të jetë jetik. Nuk jeni vetëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com