Fermerët Kosovarë të Qumështit ka bërë të ditur se të hënën, më , duke filluar nga ora , do të organizojë një protestë para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si reagim ndaj mosgrumbullimit të qumështit.
Sipas njoftimit, vendimi për organizimin e protestës është marrë unanimisht në mbledhjen e mbajtur më , ku anëtarësia e shoqatës u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve t’i bashkohen protestës.
“Protesta është e pashmangshme për shkak të situatës së krijuar nga mosgrumbullimi i qumështit të freskët nga fermat tona, ndërkohë që kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër te institucionet dhe akterët kompetentë”- thuhet në njoftimin e .
Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat; publikimin urgjent të rezultateve të analizave, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi cilësinë e produkteve vendore dhe ndalimin e importit të qumështit, me qëllim stabilizimin e tregut dhe rikthimin e çmimit të qumështit në nivelin e mëparshëm.
Shoqata ka bërë të ditur se protestuesit do të marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit. Njëkohësisht, ata kanë thënë se qytetarët janë të lirë të marrin me vete bidona, për furnizim me qumësht pa pagesë. Më është inspektuar fabrika “VITA”.
Drejtori gjeneral i fabrikës “VITA”, Artan Spahia, para mediave ka thënë se pas një inspektimi të kryer më nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë bordi i fabrikësa ka marrë vendim që ta mbyllin fabrikën për një afat shtatëditor. Ai tha se nga () fabrika nuk do të punojë. “Sot e mbyllim fabrikën deri në njoftimin e radhës.
Vendimi është që të mbyllet deri sa ata të dalin me një vendim me rezultatet. Ne i kemi kontrollet e analizat të gjitha. Fermerë ju kërkojmë falje por ministri në detyrë është ai që po ju mbyll juve e po ju falimenton. Shpresoj që të kthehemi pas shtatë dite. Nga sot, qumështorja “VITA” nuk punon dhe nuk pranon qumësht”- ka thënë ai më .
Dy ditë më vonë, më , Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli inspektues në fabrikën e përpunimit të qumështit “Vita” janë identifikuar parregullsi që lidhen me zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas tyre vendimi në fuqi ndalon përdorimin e përbërësve si qumështi pluhur, vaji i palmës, hirra dhe disa shtesa të tjera në prodhimet e qumështit, ndërsa verifikimi përfundimtar i situatës do të bëhet pas rezultateve laboratorike.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, përmes një postimi ka thënë se “kontrollet që po zhvillon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit janë pjesë e mandatit të saj të rregullt ligjor për të mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore”.
