Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika do të përballen në raundin e 16-të të Kupës së Botës, në një ndeshje që zhvillohet në Seattle dhe nis në orën me kohën tonë lokale.
Përballja vjen mes shumë diskutimeve rreth sulmuesit amerikan Folarin Balogun, të cilit FIFA ia anuloi kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e kaluar, duke i hapur rrugën për t’u paraqitur nga minuta e parë ndaj Belgjikës. Në anën tjetër, përzgjedhësi i Belgjikës, Rudy Garcia, ka vendosur të bëjë katër ndryshime në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e fundit.
Ngoy zë vendin e Theate në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Onana dhe Raskin startojnë në mesfushë në vend të Vanaken dhe De Bruyne. Po ashtu, Jeremy Doku mbetet në bankën rezervë, me Dodi Lukebakion që nis sfidën nga minuta e parë. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku e pret Spanja, që eliminoi Portugalinë me rezultat 1-0.
Formacionet zyrtare SHBA: Freese, Freeman, Ream, Richards, Robinson, Tillman, Adams, Dest, McKennie, Pulisic, Balogun. Belgjika: Courtois, Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper, Onana, Tielemans, Lukebakio, Raskin, Trossard, De Ketelaere.
