Komandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese,

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutash, ka pritur në një takim ambasadorët, krerët e misioneve dhe Përfaqësuesit e Lartë Kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa në misionin e NATO-s në Kosovë. Sipas një njoftimi, takimi është mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë takimit, Ulutash ka paraqitur situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it si dhe prioritetet kryesore të misionit për periudhën në vijim. Ai ka rikonfirmuar angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, ai ka shprehur vlerësim për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com