Paraguaji mbrëmë befasoi të gjithë në 1/16-tat e Kampionatit Botëror. Ata eliminuan 4-herë kampionët, Gjermaninë pas gjuajtjeve të penalltive me Jose Canalen që shënoi goditjen kualifikuese. Një nga heronjtë e mbrëmjes ishte Julio Enciso, i cili hyri në histori si lojtari i parë paraguajan që shënoi në fazën e eliminimit.
Pas kualifikimit, Enciso u shpreh optimist për shanset e kombëtares së tij, duke thënë se do e eliminojnë edhe Francën. “Jam gati të luaj kundër të gjithëve. Ne kemi fuqitë tona për të mundur Francën dhe yjet e saj” , u shpreh Enciso. Paraguaj, në 1/8-tat e finales do të pres fituesin e ndeshjes Francë-Suedi.
