Toney i Big Brother VIP Kosova 4 ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë. Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar fotografi krah partneres, e cila është blogerja Ega Islami. Dyshja duken të lumtur me njëri-tjetrin, derisa me këtë edhe u kanë dhënë fund zërave që po fliten prej kohësh. Foto: Instagram “Më në fund”, thuhet në postimin e shpërndarë në Instagram.
Kjo tregon se ka pasur aludime që një kohë, por që tani kanë vendosur të shfaqen publikisht. Toney sivjet mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother, ku fitues u shpall Londrim Mekaj. Ai edhe sa ishte brenda tregoi vlera dhe është pëlqyer për lojën që ka krijuar brenda.
