Hendersoni flet për lëndimin e çuditshëm

0%

Shpërndaje në: jordan Henderson ka folur për herë të parë pas lëndimit të çuditshëm. Henderson e theu dorën pasi u rrëzua mbi një tabelë reklamuese gjatë festimeve pas fitores 3:2 të Anglisë ndaj Meksikës. Ai e ka kryer me sukses operimin, ndërsa ka folur për herë të parë të dielën. “Kanë qenë disa ditë të vështira, por u ktheva në kamp duke i parë djemtë.

Kisha një ekip të shkëlqyer mjekësor dhe u jam mirënjohës për gjithçka”, ka thënë Henderson për “ITV”. Henderson luajti vetëm 12 minuta për Anglinë në këtë Kupë të Botës. Ai luajti në fitoren 2:0 ndaj Panamasë në fazën e grupeve. Anglia në gjysmëfinale do të përballet me Argjentinën.

Burimi: Koha