Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin

0%

Një tërmet i fortë goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Lëkundjet mësohet se u ndjenë deri në kryeqyteti Kabul dhe përtej kufirit në Pakistanin fqinj. Njerëzit vrapuan nga shtëpitë e tyre në panik në distriktin Swat në Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

“Ishte shumë i madh këtu në Swat dhe zgjati për një kohë mjaft të gjatë”, tha një banor. “Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe gratë dhe fëmijët u panë duke qarë nga paniku”, shtoi ai. Tërmeti me magnitudë 6 ishte në një thellësi prej 100 km. Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi Pakistanin më herët të shtunën.

Burimi: Telegrafi