Titaniku ‘rikthehet në jetë’ me Inteligjencë Artificiale – udhëtim

0%

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje mbresëlënëse pamjen dhe atmosferën e anijes më të famshme në botë.

Një video e publikuar së fundmi përdor teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për t’i transportuar shikuesit virtualisht në vitin 1912, duke krijuar një përvojë që i ngjan një udhëtimi në kohë dhe një produksioni kinematografik të nivelit të lartë.

Autorja e kanalit Chloe VS History ka shfrytëzuar fotografi dhe ilustrime autentike të epokës, të cilat, me ndihmën e mjeteve moderne të Inteligjencës Artificiale, janë shndërruar në imazhe fotorealiste tredimensionale. Rezultati është një vlog historik, ku krijuesja shfaqet sikur ndodhet në bordin e Titanikut, duke udhëhequr shikuesit nëpër ambientet e anijes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Videoja prezanton korridoret dhe kabinat e klasit të tretë, ku udhëtarët shpresonin të nisnin një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, por edhe luksin e klasit të parë, me sallonet elegante, dhomat e ngrënies dhe shkallët ikonike që e bënë Titanikun simbol të luksit të kohës.

Titaniku u nis nga Southampton më drejt New Yorkut, me mbi 2,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.I konsideruar si një mrekulli e inxhinierisë detare, udhëtimi i tij i parë përfundoi në tragjedi. Natën e 14 prillit 1912, anija u përplas me një ajsberg në Atlantikun e Veriut dhe u fundos disa orë më vonë, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,500 personave.

Videoja ndjek rrugëtimin e Titanikut deri në natën fatale të fundosjes, duke ofruar një perspektivë të re mbi momentet e fundit të anijes legjendare.

Përtej vlerës vizuale, projekti tregon potencialin e Inteligjencës Artificiale në rikrijimin e ngjarjeve historike, duke kombinuar burimet autentike me teknologjinë moderne për t’i sjellë më pranë publikut episode që kanë shënuar historinë botërore .

Burimi: Telegrafi