Joseph Colley është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Wisla Krakow në Poloni, mbrojtësi 27-vjeçar ka nisur një rrugëtim të ri me “bardheblutë” në Superiore. Joseph Colley kur ishte pjesë e Chelsea! Me Tiranën, futbollisti nga Gambia ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Ndërkohë që klubi kryeqytetas s’ka shpenzuar asnjë “kacidhe” për të, për shkak se Colley ishte lojtar i lirë. Kujtojmë se 27-vjeçari e ka nisur karrierën në Suedi me IF Bromma, ndërsa është aktivizuar edhe me akademinë e Chelsea-t. Më vonë, Colley ka luajtur me Chievo Verona dhe Sirius.
