Fitorja surprizuese e Paraguait ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës ka shkaktuar festime të mëdha në të gjithë vendin, ndërsa një moment i veçantë i një tifozeje është bërë viral në rrjetet sociale. Paraguai eliminoi kombëtaren gjermane të drejtuar nga Julian Nagelsmann pas ekzekutimit të penalltive në fazën e 1/16-ve, duke regjistruar një nga surprizat më të mëdha të turneut.
Mes mijëra tifozëve që festuan suksesin historik ishte edhe modelja paraguajane Marisol Olmedo, e njohur për mbështetjen e saj të zjarrtë ndaj kombëtares dhe klubit Club Guaraní.
Gjatë festimeve pas kualifikimit, Olmedo përjetoi një incident të papritur me veshjen e saj, teksa emocionet e momentit dhe entuziazmi për fitoren bënë që një detaj i garderobës së saj të tërhiqte vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
