Diallos i vjen keq për eliminimin nga Botërori

0%

Shpërndaje në: Futbollistit të Bregut të Fildishtë, Amad Diallo i vjen keq për eliminimin nga Kupa e Botës. Por ai ka thënë se Bregu i Fildishtë mund të mësoj shumë nga Botërori. Diallo shënoi golin e barazimit 1:1 për përfaqësuesen afrikane. Pasi u lirua nga mbrojtësit e Norvegjisë, futbollisti i Manchester Unitedit, shënoi me goditje të saktë nga afërsia në minutën e 74-t.

Norvegjia e fitoi 2:1 ndeshjen dhe avancoi në 1/8 e finales. “Jemi të zhgënjyer nga humbja sepse e dimë që kemi shumë lojtarë të shkëlqyer që mund të bëjnë diferencën në çdo moment të ndeshjes. Ne po luanim kundër një ekipi me lojtarë të shkëlqyer, por pësuam një gol drejt fundit të ndeshjes dhe na vjen keq që u eliminuam në këtë mënyrë.

Por ne mund të mësojmë vetëm nga ky turne, sepse për shumë prej nesh, ishte Kupa e Botës e parë”, ka thënë Diallo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha