Thierry Henry me fjalë të mëdha për Neymarin

0%

Shpërndaje në: Ikona franceze e futbollit, Thierry Henry, ka thënë fjalë të mëdha për superyllin brazilian, Neymar. Neymari vendosi të tërhiqej nga përfaqësuesja e Brazilit pas eliminimit nga Norvegjia në 1/8 e finales në Kupën e Botës. “Faleminderit Neymar. Është një djalë për të cilin do të paguaja për ta parë. Kaq e thjeshtë. Ai mund të luante kudo, në çdo kohë, në çdo stil.

Ai i bënte të gjithë ta duan lojën me mënyrën se si ishte. Golat e tij, buzëqeshja e tij, mënyra se si e bënte, aftësitë që kishte. Secili i ri dëshironte të ishte Neymari. E ndryshoi lojën me mënyrën se si po luante. Nuk dua të flas për Kupën e tij të Botës apo si e përfundoi. Dua të flas për atë që i ka dhënë lojës. Neymari ishte dhe do të jetë gjithnjë lojtar i shquar.

Faleminderit për atë që ke bërë. E kam shijuar”, ka thënë Henry, që është i angazhuar si analist televiziv për këtë Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha