Terroristi i Banjskës del hapur në tubimin e Vuçiqit: Serbia po

0%

Terroristi Milan Radoiçiq ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në tubimin i cili u mbajt më 27 qershor në Beograd, në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në faqet serbe shihet Radoiçiq i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës me urdhër arrest nga Interpol.

Radoiçiq i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, më , sulm ky terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë së Kosovës.

Terroristi serb është edhe një ndër kushtet e kryeministrit Albin Kurti, drejtuar Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq, për të vazhduar dialogun. Kurti pos kushteve tjera ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë Radojçiqin, i cili edhe nga pamjet e qarkulluara tashmë publikisht merr pjesë në aktivitete publike të udhëhequr nga presidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka dalë publikisht në mbrojtje të tij. Pas dy ditëve pasi u pa në tubim, Vuçiq u pyet për pretendimet se dy pjesëtarë aktivë të Xhandarmërisë serbe po angazhohen si truproja të tij dhe të Zvonko Veselinoviqit. Vuçiq ka thënë se nuk ka informacione për këto pretendime, por njëkohësisht minimizoi arsyet e kërkimit ndërkombëtar ndaj Radoiçiqit.

“Nuk kam asnjë informacion për këtë. Radoiçiq është në listën e kuqe të Interpolit jo për shkak të kriminalitetit, por për shkak të Kosovës”, deklaroi ai. Ai shtoi se “dikush e ndjek atë për shkak të Kosovës, e jo për atë që ju po thoni”, duke lënë të kuptohet se procedurat ndaj Radoiçiqit kanë motiv politik dhe jo penal.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, thotë se këto pamje nuk janë të reja. Sipas tij, ai sillet rreth atij establishmenti politik atje.

“Pamjet e që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në faqet serbe tregojnë se Milan Radoiçiq ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, më 27 Qershor në Beograd, këto pamje nuk janë të reja sepse ky vazhdimisht sillet rreth atij establishmenti politik atje, gjithmonë është afër këtij establishment, është i lidhur me ta mendoj unë.

Radoiçiq është personi që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më është i shpallur në kërkim, ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës, është i kërkuar me fletëarrest nga Interpoli” , deklaron Dashevci për “Bota sot”.

Ai e konsideron të papranueshme praninë e Radoiçiqit, gjersa thekson se kjo dëshmon mos gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim dhe solidarizimin e saj me kriminelë.

“Milan Radoiçiq të shfaqet në tubimin e Vuçiq, pavarësisht akuzave për sulmin në Banjskë është absolutisht e pa pranueshme, kjo tregon establishmentin e kontaminuar atje i lidhur me grupe të rrezikshme kriminale për rajonin e Ballkanit.

Pjesëmarrja e Milan Radoiçiq në tubimin e Vuçiq në Beograd tregon tentim minimizimin e veprës makabre, tregon mos gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim dhe dorëzimin e kriminelëve, tregon solidarizimin e Serbisë me kriminelët e kërkuar ndërkombëtarisht dhe është me prapavijë serbe” , thekson eksperti.

Sipas tij, Ballkani vazhdon të jetë në rrezik nga kriminelët e Radoiçiqi, por edhe Kosova. Ai kërkon dorëzimin sa më të shpejt të tyre. “Dhe për sa Radoiçiq dhe kriminelët tjerë sillen të lirë në rrethin e tyre vicioz në Serbi paraqesin rrezik për ne si shtet dhe Ballkanin në tërësi mendoj unë.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagoj më me vendosmëri/ ashpër në presion Serbisë që t’i dorëzojë këta kriminelë sa më shpejt, sepse janë përgjegjës për sulmin më të madh në Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë” , përfundon Dashevci.

Ndërkaq, vlen të ceket që Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim. Ndërsa, mbi 40 të tjerë në krye me Radojçiqin sillen ende të lirë në Serbi.

Shfaqja e tij në tubimin e Vuçiqit vjen kur presidenti serb mbajti një fjalim me tone nacionaliste, duke përsëritur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke paralajmëruar demonstrimin e forcës ushtarake gjatë aktiviteteve të Vidovdanit.

Në fjalimin e tij, Vuçiq deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin paradën ushtarake, duke theksuar se “nesër do ta shihni forcën e Ushtrisë suaj”.

Burimi: Bota Sot