Vdes një 71-vjeçare në Koshare të Ferizajt, dyshohet se ra në një

0%

Një grua 71-vjeçe ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë në një bunar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli i cili tha se rreth orës , Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informatën se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një bunar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë.

Në operacion është angazhuar edhe një njësi e Brigadës së Zjarrfikësve, e cila ka nxjerrë trupin e pajetë nga pusi. Në vendngjarje ka intervenuar edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, i cili ka konstatuar vdekjen e 71-vjeçares. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.” Ka thënë Veseli. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.

Burimi: Telegrafi