Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që përfshiu një lokal nate në Bangkok, raportojnë mediat tajlandeze. Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje pak pas mesnatës ku edhe gjetën klientë që po përpiqeshin të largoheshin përmes hyrjes kryesore të lokalit, e cila ishte përfshirë nga flakët. Pamje të paverifikuara tregojnë flakë të fuqishme që dalin nga lokali.
Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, u tha gazetarëve në vendngjarje se 27 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë dërguar në spital, sipas mediave lokale. Ai theksoi se shkaku i zjarrit është ende nën hetim. Lokali ndodhet në Chatuchak dhe është një nga vendet më të njohura të argëtimit dhe restoranteve në atë zonë, raportoi media tajlandeze Daily News.
Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda rreth 30 minutash. Fotografitë e realizuara brenda lokalit pasi zjarri u shua tregojnë një ambient tërësisht të djegur me tavanin që ishte shembur pjesërisht. Sipas medias tajlandeze Thairath , pas kësaj tragjedie disa persona rezultojnë ende të zhdukur. BBC
