Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës , në segmentin rrugor nëpër fshatin Sllatinë, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Sinjalin ka konfirmuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. “Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Zahiti. Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çka ka çuar deri te vetaksidenti. Vetura përmbyset në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ende nuk dihet nëse ka të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
