Dyshimet për helmim ushqimor në Prishtinë, policia nis hetimet –

0%

Rreth 20 persona po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një lokal në Prishtinë.

Pacientët janë paraqitur me simptoma të ngjashme, përfshirë të vjella, temperaturë dhe probleme gastrointestinale, ndërsa mjekët po presin rezultatet laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të gjendjes së tyre. Shefi i ndërrimit në Klinikën Infektive, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se numri i pacientëve është rritur gjatë ditës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për rastin. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Sinjalin ka deklaruar se informacioni për dyshimet e helmimit është pranuar më 10 korrik dhe se menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka deklaruar Pllana. Në fund. dyshimet e para lidhen me një sos të picave, ndërsa deri më tani rreth 20 persona janë paraqitur për trajtim në QKUK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com