Tahir Ahmeti: Për më shumë se tri dekada, gazeta “Bota sot” ka qenë një zë i rëndësishëm i sportit

0%

Ish futbollisti i dëshmuar, Tahi Ahmeti, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se ndër vite ka luajtur rol të madh në prezantimin e vlerave sportive. “Me rastin e 31-vjetorit të gazetës ‘Bota Sot’, vlerësoj lart kontributin e saj në promovimin dhe zhvillimin e sportit në Kosovë.

Për më shumë se tri dekada, kjo gazetë ka qenë një zë i rëndësishëm në pasqyrimin e sukseseve, sfidave dhe arritjeve të sportistëve tanë, duke ndihmuar në afirmimin e sportit dhe vlerave që ai përfaqëson.

Uroj që edhe në vitet e ardhshme të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të sportit dhe informimit të drejtë të qytetarëve”, ka uruar Ahmeti, i cili dha kontribut të madh në gjeneratën e sakrificës në futbollin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot