Bahri Gjinovci, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” është zë i fuqishëm i sportit më përgjithësi. “Gazeta Bota sot, gjatë 31 viteve të veprimtarisë së saj, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në informimin dhe promovimin e sportit shqiptar.
Përmes raportimeve profesionale, pasqyrimit të sukseseve të sportistëve tanë dhe mbështetjes së vazhdueshme të aktiviteteve sportive, ajo ka qenë një partnere e rëndësishme në afirmimin dhe zhvillimin e sportit.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, vlerësoj lart rolin e ‘Bota sot’ si një medium që ka kontribuar në promovimin e sportit, afirmimin e sportistëve dhe pasqyrimin profesional të ngjarjeve sportive. Përmes punës së saj ndër vite, ajo ka ndihmuar në forcimin e kulturës sportive dhe promovimin e vlerave pozitive në shoqëri.
Uroj që edhe në vitet në vijim të vazhdojë me të njëjtin profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të informimit të drejtë, sportit dhe shoqërisë sonë. Urime 31-vjetori dhe suksese të mëtejshme!”, ka uruar Gjinovci.
