​Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj

0%

Sunny Hill Festival ka konfirmuar emra të rinj të artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë. Organizatorët kanë bërë të ditur se në mesin e artistëve të konfirmuar janë emra të njohur të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike, përfshirë Keinemusic (Adam Port dhe Rampa), Seth Troxler, Carlita dhe Manifest.

Sipas organizatorëve, festivali synon që edhe këtë verë ta shndërrojë Prishtinën në një nga qendrat më të rëndësishme të muzikës në rajon dhe më gjerë. Ata kanë njoftuar se ky është vetëm fillimi i listës së artistëve, ndërsa në ditët në vijim do të publikohen emra të tjerë të njohur të muzikës botërore.

Poashtu edhe artistë vendorë që do të jenë pjesë e programit artistik të edicionit të sivjetmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot