Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, i ka bërë thirrje publike kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, që të japë dorëheqje, duke e cilësuar këtë si një akt përgjegjësie për të shmangur përçarjet e mëtejshme brenda subjektit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gecaj shprehet se LDK-ja tashmë është e ndarë dhe se, sipas tij, vazhdimi i udhëheqjes nga Abdixhiku vetëm sa do ta thellojë krizën. Postimi i plotë: AMAN KRYETAR LUMIR ABDIXHIKU … … mos e bëj horë krejt veten e edhe neve. Mos e këput krejt partinë që tashmë është e ndarë. Mos na fut në telashe të panevojshme.
Bëje një hap prapa, jep doreheqje dhe le të përqendrohemi te qëllimi kryesor i bashkimit të forcave për mposhtjen përfundimtare të ekstremit të majtë. Ndonjëherë, dorëheqja nuk është humbje, por akt përgjegjësie.
