Sinneri mbron titullin në “Wimbledon”

0%

Shpërndaje në: Jannik Sinner e ka fituar sërish trofeun e turneut prestigjioz “Wimbledon”. Sinneri të dielën triumfoi përballë kampionit të “French Openit”, tenistit të Gjermanisë, Alexander Zverev. Meçi mes Sinnerit dhe Zverevit ishte shumë i luftuar, por në fund ishte italiani që triumfoi sërish.

Finalja dramatike u mbyll 3:1 në sete, 6:7, 7:6, 6:3 dhe 6:4 në të mirë të Sinnerit, tenistit numër një në ranglistën botërore. Sinneri është fitues i pesë trofeve madhor. Për Zverevin ishte finalja e parë në “Wimbledon”, turneun Grand Slam që zhvillohet në arenat me bar.

Burimi: Koha