Shpërndaje në: Shumë raste shënimi patën Spanja dhe Portugalia gjatë pjesës së parë. Por asnjëra përfaqësuese nuk arriti t’i konkretizoj rastet e krijuara. Spanja e nisi më mirë ndeshjen. Sulmuesi Mikel Oyarzabal në minutën e tetë u gjend përballë portierit Diego Costa, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portë.
Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 12-të nëpërmjet Cristiano Ronaldos. Gjuajtja e fuqishme e Ronaldos u prit nga portieri i Spanjës, Unai Simon. Vendimtar me pritje ka qenë edhe portieri i Portugalisë, Diego Costa. Në minutën e 16-të priti dy gjuajtje. E ndali gjuajtjen e Lamine Yamalit e më pas edhe të Alex Baenas.
Rast të mirë në minutën e 31-të pati edhe Dani Olmo, i cili nuk qëlloi portën, ndonëse ishte në situatë të mirë për gol. Gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës së Portugalisë. Pas dominimit të plotë të Spanjës në fushë, Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 37-të.
Në dy rastet, të Joao Feelixit me kokë dhe Cristiano Ronaldos më këmbë, u pritën nga portieri i Spanjës, Unai Simon. Portugalia u shfaq edhe njëherë e rrezikshme. Në minutën e 41-të Nuno Mendes me devijim të Pedro Porros, qëlloi traversën. Ishte njëherësh rasti i fundit në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Dallas, në kuadër të 1/8 të finales të Kupës së Botës.
