AUV: Ende s’ka rezultate zyrtare për mostrat e marra në qumështoren

0%

Shpërndaje në: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 2 korrik në qumështoren “Vita” ende janë në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.

Në një postim në Facebook, duke iu përgjigjur një postimi të qumështores “Vita”, AUV-ja ka deklaruar se rezultat e të njëjtave analiza do të bëhen publike vetëm pas verifikimit nga autoritetet kompetente. “AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka.

AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente”, thuhet në reagim.

Qumështorja “Vita” ka njoftuar se rezultatet e mëhershme të mostrave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë treguar se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

Burimi: Koha