​Shtrenjtohet sërish nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot

0%

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet e derivative për ditën e sotme. Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot është 1.39 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.35 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.68 cent për litër. Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me çmimin sa ishte 1.38 euro-centë dje përcjell KosovaPress.

Derisa për ditën e diel dhe të hënë, çmimi i naftës ishte 1.37 euro-centë. Çmimet e naftës janë rritur në bursë të hënën pas përshkallëzimit më të fundit të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

Burimi: Bota Sot