Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. “Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Begaj.
Ai tha se janë inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe se shpresojnë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. “Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, ka shtuar ai.
