Kepi i Gjelbër çuditi gjithë botën përballë Argjentinës, Ibra: Çohem

0%

Kepi i Gjelbër ishte shumë pranë një mrekullie në ndeshjen e 1/16 të Kupës së Botës teksa detyroi Argjentinën të luante shtesat ndaj saj për ta mposhtur me shifrat 3:2. Lojtarët morën duartrokitjet e të gjithëve në stadium, pasi edhe vetë argjentinasit e pranuan se kishin pasur vështirësi më të mëdha se sa pritej përballë ekipit të vogël afrikan.

Të njëjtat vlerësime erdhën edhe nga opinionistët në studiot televizive, të cilët nuk kursyen elozhet. “Tani po qajnë sepse nuk duan të kthehen në shtëpi. Por për ta ka qenë një moment unik dhe magjik”, ishin fjalët e Geri Nevill për “Sky Sports”. Edhe Zlatan Ibrahimoviç, duke folur për “Fox Sports”, u thuri elozhe afrikanëve pas kësaj paraqitje.

“Unë ngrihem në këmbë për të duartrokitur Kepin e Gjelbër. Një ishull i vogël me ëndrra të mëdha që i shkoi shumë pranë fitores ndaj një gjigandi. Janë heronj dhe kur të kthehen në shtëpi, do të priten si yje të vërtetë”, ishin fjalët e Ibras.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot